Teksa koronavirusi po përhapet frikshëm në vendin tonë, ku prej javësh është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve dhe vīktimave, institucionet iu bëjnë thirrje qytetarëve të zbatojnë rregullat, si elementi kyç për parandalimin e virusit. Instituti i Shëndetit Publik këshillon të gjithë qytetarët që udhëtojnë të zbatojnë masat bazë, si larja e duarve, distancimi dhe higjiena. Mesazhi i Institutit të Shëndetit Publik:
Hapa që duhet të ndiqni nëse udhëtoni:🚘 🧼 Lani duart para se të udhëtoni dhe përdorni dezinfektant 😷 Mbani distancë dhe vendosni maskë
