Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim me shpejtësi 1-8m/s. Deti parashikohet i forcës 1-2 ballë. Temperaturat parashikohen:
QYTETET Temperaturat në °C, Shkodër 20/36 diell, Kukës 16/32 diell re, Lezhë 24/36 diell, Dibër 15/32 diell re, Durrës 22/33 diell, Tiranë 22/35 diell, Elbasan 20/36 diell re, Berat 17/35 diell, Vlorë 19/31 diell, Korçë 17/28 diell re, Gjirokastër 17/35 diell, Sarandë 16/32 diell.
