Mediat britanike kanë publikuar pamjet e një in.cidenti gjatë vizitës së Princit Charles në ambientet e një supermarket në Britani. Princi i Uellsit dhe Dukesha vizituan zyrat qendrore të një rrjetit të njohur supermarketesh në Bristol, kur njërit prej punonjësve i ra të fikët dhe u përpl.as në tokë si pasojë e emocioneve që po përballej me madhërinë e tij.
Punonjësi i moshuar fatmirësisht nuk pësoi dëmtime të mëdha, por rënia e tij shqe.tësoi pa masë Princin i cili i qëndroi pranë deri sa u sigurua që nuk ka problem për shëndetin. Princi Charles dhe bashkëshortja e tij kishin shkuar në ambientet e ASDA për të falenderuar punonjësit për angazhimin e tyre për të shpërndarë ushqime gjatë periudhës më të rre.zikshme të pandemisë.
