Categories Lajme

Kreu i OBSH-së jep alarmin e radhës

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus thotë se shpërthimi i pandemisë së COVID-19, vijon të mbetet problem për shkak se në shumicën e vendeve të botës nuk është vënë ende nën kontroll. Teksas ka folur në një konferencë, Tedros Adhanom Ghebreyesus u shpreh se deri më tani më shumë se 11.8 milion raste me koronavirus i janë raportuar agjencisë së shëndetit në OKB, gjysma prej tyre në 6 javët e fundit.

Më tej ai shtoi se pandemia ka ekspozuar pabarazitë globale dhe kombëtare si në sistemet e shëndetësisë ashtu edhe në shoqëri.“Thuhet shpesh se sëmundjet nuk njohin kufij. Atyre nuk u interesojnë diferencat politike, dhe shpërfillin dallimet që bëjmë midis shëndetit dhe ekonomisë, jetës dhe jetesës. Pandemia e Covid-19 i ka prishur të gjitha këto. Ka shfrytëzuar pabarazitë në sistemet tona shëndetësore dhe skizmat në shoqëritë tona. Pandemia ka ekspozuar pabarazitë ekzistuese, duke zgjeruar dhe thelluar çarjet midis nesh…Në pjesën më të madhe të botës virusi nuk është nën kontroll. Po keqësohet. 11.8 + raste me Covid-19 janë raportuar në OBSH. Më shumë se 544,000 jetë janë humbur. Pandemia po përshpejtohet. Numri i përgjithshëm i rasteve është dyfishuar në gjashtë javët e fundit”, tha Ghebreyesus.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME