Categories Lajme

Integrimi pas kthimit nga emigrimi në Francë/ Historia e Erosit 12-vjeçar që i rikthehet shkollës shqip

Eros Muça është rikthyer në Shqipëri pas dy vitesh emigrim në Francë, për të ndjekur shkollën 9-vjeçare këtu.

Sipas Erosit, sistemi arsimor është më i lehtë në shtetin francez krahasuar me Shqipërinë, mirëpo në vendin e tij ndihet më i mirëpritur.

 Ka qenë e vështirë gjuha Eros?

“Po, ishte pak e vështirë. Këtu unë ndihem si në shtëpi. Megjithatë ngarkesa mësimore atje, mësimet ishin më të lehta”, tha ai.

Eros u largua në moshën 10 vjeçare drejt një toke të huaj pa ditur gjuhën frënge, ku pati sfida të përshtatej me jetesën e mësimdhënien atje; ndaj prindërit e tij vendosën t’i jepnin një mundësi të dytë Shqipërisë.

 “Më pëlqen këtu sepse ka më shumë gjallëri, jam pranë gjyshërve. Kam më shumë shokë dhe shoqe, ndërsa atje isha më i mbyllur. M’u desh një vit të mësoja gjuhën siç duhej”, tha Eros.

12-vjeçari i rikthyer në vendlindje po ndjek klasën e shtatë në një mjedis të ri, me mësues dhe nxënës të panjohur më parë, por që nga 11 shtatori kur nisi viti shkollor janë shndërruar në miqtë e tij më të mirë.

 “Unë kam që në klasë të parë këtu, kam përcjellë e pritur nxënës. Edhe me Erosin jemi sjellë shumë mirë, e kemi mbajtur shumë afër. Më pëlqen frëngjishtja edhe kënaqem kur më flet për kulturën franceze”, thanë nxënësit e tjerë.

Orët mësimore në klasë zhvillohen edhe të ndarë në grupe, ku qëllimi është jo vetëm fitimi i njohurive, por edhe socializimi i nxënësve me njëri-tjetrin dhe bashkëpunimi mes tyre për detyrat.

Kjo metodë e mësimdhënies e ka ndihmuar Erosin që të rikuperojë kohën larg shkollës shqiptare dhe të afrohet më shpejt me shokët e klasës./tch

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME