Inter ka arritur të marrë tre pikë shumë të rëndësishme në udhëtim te Slavia Pragë. ‘Zikalëtërit’ kanë mposhtur në Çeki me rezultat 1:3 skuadrën e Slavias, për të mbajtur gjallë shpresat për kalimin në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.
Lautaro Martinez në minutën e 19’, kaloi Interin në epërsi 0-1. Vendasit barazuan nga penalltia në 1:1 rezultatin, kur shënoi Soucek. Inter në pjesën e dytë shënoi edhe dy herë, me Lukakun dhe Lautaro Martinez. Me këtë fitore, Inter numëron 7 pikë në grupin F, dhe në xhiron e fundit i duhet të mposht Barcelonën për të kaluar tutje.
