Categories Lajme

Interpol, Operacioni ‘Neptun II’ heton dhe konfirmon 12 raste të elementëve te.rrorist që kanë hyrë në Europë midis muajve korrik – shtator

Operacioni ‘Neptun II’ i organizuar nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit të Lyonit dhe i koordinuar për Italinë nga SCIP – Shërbimi për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor i Drejtorisë Qendrore të Policisë Kriminale ka hetuar 31 raste që kanë të bëjnë me lëvizjen e terroristëve të dyshuar, nga të cilat 12 raste janë konfirmuar.

Midis 24 korrikut dhe 8 shtatorit në pellgun e Mesdheut operacioni u identifikimin e terroristëve të dyshuar që kanë tentuar apo kanë hyrë në Europë përmes Afrikës, gjatë sezonit turistik.

Të mbështetur nga një ekip i Interpolit në terren, oficerët e policisë, në 7 porte nga gjashtë vendet pjesëmarrëse, Italia, Algjeria, Franca, Maroku, Spanja dhe Tunizia, kanë realizuar shumë marrje në pyetje të elementëve të dyshuar që qarkullonin me dokumente udhëtimi të vjedhura. Për Italinë, kontrollet kanë përfshirë portet e Xhenovës dhe Palermos, të monitoruara përmes SOI – Criminalpol International.

Sipas ‘The Guardian’, Interpol disponon një listë prej 173 militantësh të ISIS, të cilët dushohet se mund të organizojnë sulme vetëvrasëse në Europë. Lista është përpiluar nga inteligjenca amerikane bazuar në informacionet e mbledhura në Siri dhe Irak.

Sipas gazetës britanike asgjë nuk dëshmon për momentin që xhihadistët kanë depërtuar në territorin evropian.

Sipas FBI-së, xhihadistët mund të jenë trainuar për të ndërtuar dhe vendosur pajisje eksplozive dhe ka dyshime se mjaftë prej tyre mund të udhëtojnë drejt Europës për të marrë pjesë në aktivitete terroriste.

Interpoli u ka kërkuar vendeve partnere informacione mbi personat në listë, siç janë dokumentet e identitetit, megjithëse nuk përjashtohet që ato mund të jenë pseudonime ose identitete false.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME