Categories Lajme

Intervista sho.kuese e vëllait të 19-vjeçares, ak.uza të rënda, ja çfarë mund të ketë ndodhur

“Mos u mërzisni se ndihem shumë mirë! Mos qani për mua!”, janë fjalët e fundit që Rezarta Xibrraku iu ka thënë familjarëve të saj nëpërmjet telefonit përpara se të ndahej nga jeta. E reja u gjet pothuajse pa shenja jete në shtratin martesor, ndërsa bashkëshorti i saj Olsi Hajdari ndodhej në gjendje të rëndë. Ngjarja është regjistruar mëngjesin e së premtes në Xibrrakë të Librazhdit dhe çifti ishte martuar të dielën e kaluar. Familjarët e Rezartës, kanë dyshime të forta se vajza e tyre mund të jetë h.elm.uar për shkaqe që as ata vetë nuk dinë t’i thonë. Gazeta Shqip ka mundur që të flasë më vëllanë e Rezartës, i cili pretendon se motrën ia kanë vrarë dhe njëkohësisht kërkon zbardhjen e së vërtetës.

INTERVISTA E PLOTË

Reshit, si e morët vesh lajmin për vdekjen e motrës?

Mëngjesin e së premtes, na morën në telefon të afërmit e Olsit dhe na thanë se Rezarta ishte shtruar në spitalin e Librazhdit. Kur shkuam atje, morëm vesh se kishte vd.ek.ur.

Nga se kishte vd.ek.ur?

Të afërmit e dhëndrit na thanë se janë h.elm.uar me mangall, por ne nuk e besojmë një gjë të tillë. Kemi dyshime që i kanë helmuar. Njeriu nuk mund të vd.e.së aq lehtë nga mangalli.

Ju dyshoni se bëhet fjalë për k.ri.m dhe jo për ngjarje aksidentale?

Kemi dyshime se dikush nga të afërmit e Olsit mund t’i ketë helmuar nga zilia. Ata të dy e donin shumë njëri-tjetrin. Janë martuar me dashuri dhe dukeshin shumë të lumtur. Ende nuk e kemi marrë veten nga ajo që ka ngjarë, por ne si familje do të bëjmë hetimet tona. Ndër të tjera, po presim që të vijë edhe ekspertiza mjeko-ligjore. Aty do të gjendet e vërteta.

Kur keni folur për herë të fundit me motrën?

Folëm në telefon mbrëmjen e së enjtes, pra një natë përpara ngjarjes dhe e pyetëm se si ndihej në familjen e re. Ajo dukej mirë. Na tha që të mos e kishim merak dhe që të mos qanim për atë. Kishte vetëm pak ditë që ishte martuar dhe dukej e lumtur.

Dyshuat për ndonjë gjë atë natë?

Jo, nuk dyshuam, ndonëse nga zëri kishte diçka që nuk shkonte me të.

A mund të ketë qenë ky ndoshta një amanet për juve?

Ndoshta po.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME