Categories Lajme

Invalidët mbeten pa pension, prindi shpërthen në mallkime: “Mos i gjetë Viti i Ri!”

Jemi vetëm një natë përpara ndërrimit të viteve dhe invalidët nuk e kanë marrë pensionin e invaliditetit për muajin dhjetor. Sot, ata kanë mbajtur radhë të gjata në pikat e postës shqiptare por mundi u ka shkuar dëm pasi paratë nuk janë levruar nga thesari i shtetit.

Avokati Sinan Tafaj, i cili është dhe vetë pjesë e PAK thotë se përpos vonesës për pagesen e dhjetorit personat me aftësi të kufizuara janë përjashtuar edhe nga shpërblimi i fundvitit. Qeveria vijon të heshtë përballë këtij shqetësimi madhor për personat me aftësi të kufizuara që nuk do kenë mundësi, jo vetëm të festojnë, por as të blejnë ilaçet.

Një prind ka shprehur gjithë indinjatën e tij, duke mallkuar zyrtarët shtetërore. Lexoni mesazhin që ai ka dërguar në facebook-un e abcnews.al. “Jam prind i një fëmije me aftësi të kufizuara në Bashkinë Kolonjë dhe akoma s’po japin pagesën e invaliditetit…i uroj me gjithë shpirt mos i gjetë viti i ri qe na len pa ilaçe”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME