Categories Lajme

Zbulohet e vërteta e “pengmarrjes” në Don Bosko

Policia e Tiranës ka sqaruar ngjarjen, e cila në disa media u raportua si një pengmarrje, por në fakt ka rezultuar një konflikt në familje.

“Rreth orës 17.05, në Sallën e Komandimit të DVP Tiranë, ka ardhur një telefonatë nga një qytetar, se në “Don Bosko”, në afërsi të një lokali dyshohet se dy persona kanë marrë me forcë një shtetas dhe janë larguar me një automjet”, sqaron policia.

Pas marrjes së informacionit, blutë e Tiranës kanë ngritur pika kontrolli. Ndërkohë qytetarit që telefonoi Policinë, pas telefonatës i dilte telefoni i fikur.

Pas këqyrjes së kamerave dhe marrjes së informacioneve  nga ana e policisë mbi identitetin e personave që shfaqeshin në kamera u bë e mundur gjetja e tyre dhe shoqërimi në Komisariatin e Policisë Nr 3 Tiranë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku rezultoi se kishim të bënim me një konflikt familjar.

“Dy vëllezërit D.M e B.M,  kanë shkuar në lokalin ku ishte babi i tyre shtetasi S.M, për ta marrë në shtëpi, pasi në mënyrë të vazhdueshme abuzonte me pijen alkoolike. Shtetasi S.M, ka dalë nga dera e pasme e lokalit dhe ka tentuar të largohet me vrap, por  të dy djemtë e tij e kanë kapur dhe e kanë futur në makinë dhe më pas e kanë çuar në banesë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME