Categories Lajme

Investime në infrastrukturën e Bajram Currit, nis faza e dytë e punimeve për unazën e qytetit

Fondi Shqiptar i Zhvillimit po kryen një sërë ndërhyrjesh të reja që po fillojnë “të marrin jetë”, në Shqipëri nga veriu në jug. Projektet kanë qëllim primar të jenë në shërbim të komunitetit dhe të mbulojnë një sërë drejtimesh kryesore në vend si infrastrukturë, turizëm, ekonomi lokale dhe kombëtare, partnership, zhvillim urban dhe përfitime sociale. Konkretisht kanë filluar punimet për “unazën e qytetit Bajram Curri, faza e dytë”. Ky projekt përbën një ndër prioritetet kryesore të bashkisë Bajram Curri dhe është në vijim të disa ndërhyrjeve që janë bërë vitet e fundit, për rivitalizimin urban të zonës. Ndërhyrja është parashikuar në lagjet “Partizani” dhe “Dardania” që do të shërbejë edhe si unazë e këtij qyteti. Aktualisht rruga ekzistuese është e amortizuar. Pjesa më e madhe e saj nuk ka qenë asnjëherë e shtruar më parë dhe ka një mungesë të të gjithë infrastrukturës nëntokësore. Projekti konsiston në rikonstruksionin e plotë të këtij aksi, zgjerimin dhe realizimin e të gjitha shtresave stabilizant, binder, asfalto-beton, në ndërtimin e rrjeteve inxhinierike, ujësjellës, ndërtimin e trotuareve, si dhe punime ndriçimi. Ky investim do të nxisë lëvizshmërinë urbane dhe ndër-urbane të pasagjerëve, mjeteve të rënda dhe do të shërbejë për rigjallërimin e fushave të ndryshme të ekonomisë. Përmirësimi i këtij aksi do të lehtësojë zhvillimin e tregtisë bujqësore dhe blegtorale dhe kushtet për turizëm malor dhe natyror, duke qenë një nyje lidhëse me Alpet shqiptare, parqet natyrore dhe luginën e Valbonës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME