Categories Lajme

Investimet në Kukës në 2020/ Gjici: Banesa të reja sociale, investime në çdo Njësi Administrative

Kryetari i bashkisë Kukës, Safet Gjici ka zhvilluar sot një konferencë për shtyp me gazetarët për të bërë analizën e punës gjatë qeverisjes nga 30 qershori si dhe për të prezantuar investimet për vitin 2020. Gjici tha se dy investime madhore i kemi të sigurta, 200 milionë lekë të reja për ujësjellësin dhe investimet në lagjen 4,5,6.

“Ne kemi dorëzuar projektin e lagjes 4,5,6. Po ashtu kemi projektin e investimit për dy rrugë që besoj se në 2020-ën do nis investimi”, tha ai. “Besojmë se jemi në rrugën e duhur se në këto 5 muaj kemi bërë shumë. Po mirëmbajmë rrugët dhe kemi ndërhyrë në çdo rrugë jo vetëm në qytet por në çdo Njësi Administrative dhe do vazhdojmë të ndërhyjmë në trotuaret e qytetit të Kukësi dhe në çdo lagje. Do rregullojmë edhe lagjet në periferi. Ne kemi ndërhyrë edhe përsa i përket ndriçimit ndonëse bashkia Kukës i ka shumë borxhe OSHEE, për shkak se nuk janë paguar prej vitesh, por do nisim të bëjmë pagesat”, tha ai.

Pas projektit të lagjes 4,5,6 do i jap zgjidhje qyteti dhe më pas do të bëjmë dhe projektin 2,7,1 dhe të kompletohet i gjithë qyteti me infrastrukturë dhe brenda dy viteve do sistemojmë qyteti dhe të dalim në 14 njësitë e bashkisë duke shpërndarë investimet në mënyrë të njëtrajtshme. Në lidhje me banesat sociale, Gjici tha se, “projekti i banesave sociale ka përfunduar si procedurë . Ne si bashki kemi kaluar tokën me vendim këshilli dhe kanë përfunduar procedurat. Pas mbarimit të procedurave, brenda janarit fillon ndërtimi i këtyre banesave. Ndërsa është ndarë dhe fondi dhe për ujësjellësin”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME