Shqipëria dhe Bjellorusia nënshkruan marrëveshjen për heqjen e ndërsjellë të vizave. Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e Shqipërisë në Rusi e cila njofton se më datë 27 dhjetor u nënshkrua në Moskë marrëveshja për heqjen e ndërsjellë të vizave midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Bjellorusisë. Marrëveshja u nënshkrua nga Ambasadorët përkatës në Federatën Ruse, Arben Gazioni dhe Semashko. Marrëveshja do të hyjë në fuqi pasi të përfundojnë procedurat e ratifikimit nga Parlamentet e të dy vendeve.




