Categories Kulture, Lajme

Investimet në Përmet, nxitje turizmit dhe mundësi të reja për zhvillimin e ekonomisë lokale

Investimet në Përmet në kuadër të programit për ripërtëritjen e integruar të hapësirave në zonat turistike do krijojnë mundësi të reja për zhvillimin e ekonomisë lokale. Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga projekti i investimeve në Përmet, që do të transformojë qendrën historike por edhe hapësira urbane në qytet. “Mirëmëngjes me këtë projekt investimi për Përmetin, në kuadrin e Programit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit për ripërtëritjen e integruar të hapësirave në zonat turistike, ju uroj një fundjavë të mbarë”, tha Rama.

Rigjenerimi i integruar urban në Përmet parashikon investime në qendrën historike, një ansambël urbanistik i veçantë me rrugica me kalldrëm, shtëpi tradicionale me oborr dhe monumente fetare. Ky projekt synon restaurimin e peizazhit urban historik të qendrës së vjetër, unifikim të fasadave, portave të vjetra dhe çezmave antike, përmirësim të aksesit të këmbësorëve dhe lidhje më të mirë të qendrës historike me qytetin modern.

Po ashtu parashikohet ndërtimi dhe sistemimi i infrastrukturës nëntokësore, sinjalistikë dhe ndriçim modern. Ndërkohë projekti parashikon edhe rehabilitim të hapësirave në qytetin modern, me gjelbërim, kënde lojërash dhe korsi biçikletash. Këto investime do të krijojnë mundësi të reja për zhvillimin e ekonomisë lokale nëpërmjet prezantimit dhe aksesit të përmirësuar dhe krijimit të hapësirave të dedikuara për grupmosha të ndryshme. Në projekt parashikohet edhe rehabilitimi i kanalit “Përroi i bardhë” dhe krijimi i një hapësire publike të gjelbër në lagjen e vjetër historike, duke ftuar vizitorët vendas dhe të huaj të zbulojnë atraksionet turistike të zonës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME