Categories Lajme

Investimi në ujësjellësin e Finiqit, 39 mijë banorë furnizim 24 orë me ujë të pijshëm

Rreth 39.000 banorë të bashkisë së Finiqit do të furnizohen 24 orë me ujë të pijshëm e me cilësi, pas investimeve të qeverisë në infrastrukturën e ujësjellësit. Në Këshillin Teknik të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizime dhe Infrastrukturës së Mbetjeve u miratua studim-projektimi për t’i hapur rrugë investimit sipas projektit në fazën e parë i i cili nis brenda 2020 dhe përfshin rehabilitimin e rrjetit të jashtëm të ujësjellësit rajonal nga burimet e Merkos, në 15 fshatra të 5 njësive administrative të bashkisë Finiq. Sipas AKUM, ky ujësjellës do të ofrojë zgjidhje definitive të infrastrukturës nga stacionet e pompimit në rezervuarët e fshatrave.

“Ujësjellësi do të ketë impakt të drejtpërdrejtë në furnizimin me ujë të pandërprerë për 9 rreth 9 mijë banorë”, – shprehet AKUM. Investimet në ujësjellësin rajonal të Finiqit datojnë në 1970. Stacionet e pompimit tërësisht jashtë funksionit, ndërsa rezervuaret e ujit të ndërtuara me teknologji të vjetër dhe sot të degraduara. Këshilli Teknik, AKUM do të marrë në shqyrtim Fazën 2 që pritet të prezantohet gjatë 2020-ës dhe do të përfshijë: rehabilitimin e rrjetit të brendshëm dhe implementimin e monitorimit elektronik SCADA. Investimet e qeverisë qendrore në infrastrukturën e ujësjellësit synojnë të garantojë furnizimin me 24 orë ujë të pijshëm e me cilësi për rreth 39.000 qytetarë të bashkisë Finiq.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME