Categories Teknologji

iPhone 11, smartphone më i shitur në botë

Sipas të dhënave të Omdia, iPhone 11 është celulari më i shitur në botë në tremujorin e parë 2020 me 19.5 milionë njësi iPhone 11 është bërë smartphone më i shitur  në botë, duke kapërcyer rezultatet e arritura një vit më parë nga iPhone XR, pavarësisht se pandemia e koronavirusit ka tkurrur tregun. Sipas analistëve të Omdia, në tremujorin e parë të vitit, iPhone 11 është telefoni më i shitur në shkallë botërore, me 19,5 milionë njësi të dërguara. Në të njëjtin tremujor një vit më parë, dërgesat e iPhone XR ishin 13,6 milionë njësi. Në vend të dytë ndër smartphonet më të shitur në tre muajt e parë 2020 është Galaxy A51 i Samsung, me 6,8 milionë njësi. Pas tij, në vend të tretë, Redmi Note 8 dhe Redmi Note 8 Pro të Xiaomi me përkatësisht 6,6 dhe 6,1 milionë smartphone.

Në vend të 5, iPhone XR (4,7 milionë) i cili ndiqet nga iPhone 11 Pro Max (4,2 milionë). Klasifikimi vijon me Galaxy A10s (3,9 milionë), iPhone 11 Pro (3,8 milionë),  Galaxy S20 Plus 5G (3,5 milionë) dhe Galaxy A30s (3,4 milionë).

Sa u përket smartphoneve 5G, në krye të renditjes qëndron Galaxy S20 Plus 5G i Samsung. Pas tij, Mate 30 5G (2,9 milionë) i Huawei dhe  Mate 30 Pro 5G (2,7 milionë); Galaxy S20 5G (2,4 milionë) dhe në vend të pestë, Galaxy S20 Ultra 5G (2,3 milionë).

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME