Categories Teknologji

iPhone (ajfon) 11: Data e lansimit, çmimi dhe të gjitha detajet

Më pak se 10 ditë para se Apple ta lansojë zyrtarisht iPhone e ri, në internet janë publikuar specifikat e tre modeleve të iPhone 11, duke përfshirë çmimet dhe emrat e tyre. Deri më tani raportohet se modelet e reja do të quhen iPhone 11, iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max, si pasardhës të modeleve iPhone XR, XS dhe XS Max, respektivisht.

Të tre modelet do të kenë një çip A13, do të mbështesin njohjen e fytyrës, do të kenë një lidhje interneti WiFi 6 dhe mundësi për t’u mbushur përmes wirelessit.

 

Data e lansimit të këtyre modeleve është 10 shtatori, që përket me datën e zakonshme vjetore të kompanisë. Përveç iPhone, Apple do të prezantojë edhe disa orë të reja.

iPhone 11 Pro dhe Pro Max pritet të kenë ekrane 5.8 inç dhe 6.5 inç, me të dy që raportohet se do kenë kamerë përpara prej 12mgp. Prapa, celularët do të kenë tri kamera 12mgp, përderisa iPhone 11 Pro do të ketë një bateri prej 3,190 mAh dhe çmimi i tij do të jetë rreth 999 dollarë. iPhone 11 Max do të ketë bateri 3,500 mAh dhe çmimi i tij do të fillojë nga 1,099 dollarë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME