Categories Bota, Lajme

Iran/ Autoritetet ndalojnë ambasadorin britanik

Në një postim në Twitter të dielën ambasadori i Britanisë në Iran Rob Macaire, shkruante se ai ishte ndaluar për një kohë të shkurtër nga autoritetet në Teheran të shtunën në mbrëmje pasi mori pjesë në një ceremoni për të nderuar viktimat e avionit ukrainas. Duke dënuar veprimin e autoriteteve për të ndaluar ambasadorin, sekretari i Jashtëm britanik Dominic Raab tha se Irani “mund të vazhdojë marshimin e tij drejt izolimit ose të ndërmarrë hapa për shuarje të tensioneve dhe të angazhohet për zgjidhje diplomatike”. Ministri për Sigurinë Brandon Lewis, i tha gazetares së “Sky News” Sophy Ridge se Britania dëshiron që Irani të luajë rolin e tij në botë, por nuk komentoi posaçërisht nëse do të kishte ndonjë përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj Teheranit.

Richard Ratcliffe, bashkëshorti i Nazanin Zaghari-Ratcliffei punonjëse e një fondacioni që mbahet e burgosur në Iran, i tha gazetares Ridge gjatë emisionit të saj të së dielës se rritja e tensioneve rajonale e ka bërë situatën e tyre personale “shumë të brishtë”.

Zaghari-Ratcliffe, menaxhere e projektit e Fondacionit Thomson Reuters, u arrestua në prill 2016-s në një aeroport të Teheranit përpara se të nisej për në Britani me vajzën e saj për një vizitë familjare, shkruan “Voa”.

Ajo u dënua nën akuzat për komplot për të rrëzuar institucionet e klerit në Iran, një akuzë e mohuar nga familja e saj dhe Fondacioni, një organizatë bamirësie që vepron në mënyrë të pavarur nga Thomson Reuters dhe agjencia e lajmeve Reuters.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME