Categories Lajme

“Irani nuk do të respektojë asnjë kufi të caktuar në paktin bërthamor”

Irani njoftoi të dielën se do të tërhiqet edhe më tej nga angazhimet në kuadër të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015-s me gjashtë fuqi të mëdha, duke pasuruar uranium pa kufizime. Por Teherani njoftoi se do të vazhdojë të bashkëpunojë me agjencinë mbikëqyrëse të OKB-së.

Televizioni shtetëror bëri të ditur se Irani nuk do të respektojë asnjë kufi të caktuar në paktin bërthamor, qoftë atë që kufizon numrin e centrifugave të pasurimit të uraniumit apo nivelin e uraniumit të pasuruar, qoftë atë mbi aktivitetet kërkimore e të zhvillimit bërthamor të Iranit.

Irani i ka tejkaluar në mënyrë të qëndrueshme kufijtë e marrëveshjes mbi aktivitetin bërthamor si përgjigje ndaj tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja në vitin 2018 si dhe rivendosjes nga Uashingtoni të sanksioneve që kanë shkatërruar tregtinë e naftës së Iranit.

Tërheqja nga marrëveshja e Shteteve të Bashkuara me vendim të Presidentit Donald Trump çoi në një përkeqësim të fortë të marrëdhënieve SHBA-Iran.

Fuqitë evropiane po përpiqen ta shpëtojnë marrëveshjen, por Irani i ka akuzuar ato se nuk po bëjnë sa duhet.

Ndërsa shkeljet e para të marrëveshjes sollën pak ndryshim në lidhje me pasurimin e uraniumit, rritja e numrit të centrifugave të avancuara mund të ketë ndikim domethënës, thanë disa diplomatë për agjencinë e lajmeve “Reuters”. /Voa

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME