Categories Lajme

Ironizoi Tabakun në Kuvend, Basha i përgjigjet ashpër Ramës: Ajo është doktoreshë shkencash kur t’i bridhje poshtë urave të Parisit. Mati fjalët mirë, jemi gjeneratë tjetër ne

Në replikë me kryeministrin Rama, kreu i opozitës Lulzim Basha iu përgjigj ashpër kreut të qeverisë sa i takon ironisë së tij me nënkryetaren e PD, Jorida Tabaku.“Para se ti përgjigjem me shifra e fakte konkrete të konfirmuara jo nga tigrat e gënjeshtrës që mban afër, dua t’ju them znj. Kryetare të mos aplikoni standard të dyfishta. Ky njeri fyen individualisht e në grup opozitën. Ajo që iu referove është doktoreshë shkencash kur t’i bridhje poshtë urave të Parisit. E specializuar në universitetet më të mira të botës.

Kujdes kur matesh me ne, ta ka thënë paraardhësi yt kur të solli këtu. Jemi gjeneratë tjetër ne. Nuk vijmë nga muri i Senës. Ti je prodhimi i gropës së Hajdin Sejdisë së kësaj shoqërie. Mati mirë krahasimet. Je ai që je dhe ke mbetur ai që ke qenë. Fjalorin e shteruar ruaje për shpinë tënde, nëse me këtë edukatë je rritur, dhe mos më bëj mua të jap kinon e plotë që meriton ndaj mbaje gojën. Je një hic, të tillë të ka prodhurar vetvetja dhe kjo është taksa e një shoqërie që nuk diti të ndalë nga e kaluara. Ti je taksa edhe e një pjesë të PD.” u shpreh Basha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME