Categories Lajme

Isa Mustafa për herë të tretë Kryetar i LDK’së, shfaqet në gjendje jo të mirë shëndetësore

Jo me ndonjë vizion shumë të qartë, e as më ndonjë lidership impresiv – për më tepër me një koalicion me PDK’në si hipotekë, Isa Mustafa si një magjistar ia ka dalë ta bindë Kryesinë dhe 355 delegatët e LDK’së se ai duhet të jetë në krye të partisë.

Mustafa ka shkuar në gjendje të rëndë shëndetësore në hotelin ku u mbajt Kuvendi i IX Zgjedhor; më një kanellë në qafë dhe me një patericë për t’i treguar subjektit që e ka në dorë tash e 9 vjet se nuk kanë alternativë tjetër, pos tij. Mustafa, vërtet mund të cilësohet si Magjistar Politik.

Që nga fillimi i vitit të kaluar Isa Mustafës nuk i ka ecur mirë më shëndetin.

Kreu i LDK’së ishte i dërmuar nga një qeverisje me PDK’në, marrëveshja me të cilën e obligonte ta bënte Hashim Thaçin President të vendit, ndërsa përballej me një opozitë të fortë të Ramush Haradinajt e Albin Kurtit.

Pak muaj pasi ishte rrëzuar nga karriga e Kryeministrit, Mustafa ishte goditur edhe nga një grip që ia shtangoi muskujt. Kreu i LDK’së u detyrua për muaj të të tërë të qëndronte në Gjermani për shërim, por me ta marrë vetën gjente kohë për të bërë politikë – kryesisht në rrjetet sociale. Pak nga pak ai nisi të aktivizohet duke pritur vizitorë të ndryshëm në shtëpi e më vonë edhe të dalë në selinë e partisë si dhe të japë intervista në media.

Por Isa Mustafa i ndezi motorët javën e kaluar pasi Fatmir Sejdiu shpalli në një intervistë për Gazetën Express se do ta sfidojë përsëri rivalin e vjetër nga i cili tash i ka dy humbje. Pa kaluar disa orë nëpërmjet djalit të tij, Besnikut tha se “jemi të gatshëm për sfida të radhës”. Dhe ky postim bëri me dije se Mustafa i ka futur të gjitha kartat në lojë për garë. Pastaj Mustafa gjatë 7 ditëve të fundit ka arritur ta bindë Kryesinë e LDK’së dhe t’ua ulë turrin pretendentëve Agim Veliut e Lutfi Hazirit që kishin paralajmëruar se do të kandidonin për shef partie.

Madje, Mustafa bëri edhe një hap taktik duke e pritur në zyrë Fatmir Sejdiun duke e amortizuar në këtë mënyrë edhe kandidaturën e tij. Por e shtuna ka zbardhur gjithçka. Sikur në vitin 2014 ai e ka eliminuar Fatmir Sejdiun duke u rizgjedhur me aklamacion dhe me unanimitet në krye të partisë.

Në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme Isa Mustafa do t’i ketë duart e lira për ta treguar edhe një herë fuqinë e tij kur LDK ta “punojë” listën e deputetëve dhe kur ta nominojë kandidatin për Kryeministër. Kjo situatë do të shpërfaq edhe marrëveshjet që Mustafa mund t’i ketë bërë me bashkëpartiakët.

Mbetet të shihet nëse do të mbahet deri në fund ujdia e arritur mes figurave të rëndësishme të LDK’së që Isa Mustafa të jetë Kryetar i partisë në shkëmbim që ata do të marrin pozita të rëndësishme në Kryesi nesër apo në garën për zgjedhjet parlamentare.

Deri më sot, Isa Mustafa ka pasur nevojë për mbështetje. Tash, të gjithë ata që e mbështeten kanë nevojë për Isa Mustafën.

Burimi: Gazeta Expres

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME