Categories Lajme

Ish-bankieri italian u vra në sy të gruas kur po tërhiqte para nga bankomati, burg për jetë për 32-vjeçarin shqiptar dhe bashkëpunëtorin e tij

Janë dënuar me burgim të përjetshëm Paulin Mecaj, 32-vjeç dhe Andrea Capone, autorë të krimit të rëndë që tronditi Leccen 1 vit më parë më 16 korrik. 32-vjeçari Mecja dhe bashkëpunëtori i tij italian vranë në sytë të gruas së tij një ish-bankier, teksa ishte duke tërhequr para nga një bankomat, ai ishte Giovanni Caramuscio, 69-vjeç.

Ata u shpallën fajtor ditën e sotme nga gjykata për akuzat e vrasjes me dashje, grabitjes me pasoja të rënda dhe armëmbajtje pa leje.

Në seancën e kaluar prokurori kishte kërkuar dënimin maksimal për autorin e krimit Meçaj, ndërsa për Capone, i konsideruar bashkëpunëtor i tij, ishte kërkuar dënimi me 22 vjet. Për Mecaj dhe Capone, gjyqtarët e Gjykatës Penale të Lecces urdhëruan izolim ditor për 1 vit.

Të dy u dënuan gjithashtu që të pagojnë  dëmshpërblim veçmas në favor të të afërmve të Caramuscio, të cilët ngritën një padi civile. Mecaj dhe Capone gjatë procesit gjyqësor fillimisht me një letër dhe më pas verbalisht në sallën e gjyqit i kanë kërkuar falje familjes së viktimës.

Si ndodhi ngjarja e rëndë?

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbremjen e 16 korrikut në Lequile, Lecce.  Giovanni Caramuscio, 69-vjeç u ekzekutua  në sy të gruas së tij. Kamerat e sigurisë në zonë kishin filmuar të gjithë ngjarjen e cila nisi si një grabitje. Autorët kishin qenë të maskuar me maskë antiCovid.

Falë një dëshmitari, u verifikua që një nga vrasësit, 28-vjeçari italian Andrea Capone, kishte shkuar në një pus pranë bankës me një qese plastike në dorë. Pastaj ai u pa pasi u kthye duarbosh. Karabinierët arritën  të gjenin brenda pusit të treguar një çantë me një seri rrobash brenda që doli të ishte, nga krahasimi me imazhet e sistemeve të mbikëqyrjes video, ato të përdorura gjatë grabitjes që përfundoi tragjikisht në vrasje.

Capone u identifikua nga xhupi i errët me mëngë të gjata të cilin natën e vrasjes e hodhi në një pus dhe u gjet më pas nga forcat zjarrfikëse. Toka në të cilën ndodhet pusi ishte përballë shtëpinë e të 32-vjeçarit

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP3!

Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Foto/ Ky është autori i vrasjes së të moshuarve në Dropull!

Thoma Mastora është 69-vjeçari që dyshohet se vrau të moshuarit Kosta dhe Kleoniqi Ilia në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër, nëna me tre fëmijët e zhdukur prej disa ditësh, njëri prej të miturve gjendet i pajetë në lumin Drin

Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Shkodër. Nëna bashkë me tre fëmijët…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet vrasësi i dy të moshuarve në Dropull

Tre ditë pas vrasjes së çiftit të moshuar në banesën e tyre në Dropull, policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperaturat do të arrijnë deri në 25 gradë, zbuloni si pritet të jetë moti sot

Depërtimi i masave ajrore të qëndrueshme me origjinë perëndimore do të sjellë në vendin tonë…

LEXO ME SHUME