Categories Lajme

Ish-deputeti nxjerr pamjet dhe tregon çfarë po ndodh tani në Fier

Ish-deputeti i PD, Luan Baçi ka publikuar disa pamje nga qyteti i Fierit, ku duket policia në postobllok që ndalon disa qytetarë. Por për demokratin, kjo është një sjellje e papërgjegjshme e Policisë të cilën e akuzon se u bën presion qytetarëve duke u vendosur gjoba ose duke u marrë para. Në postimin e tij në Facebook, Baçi shkruan gjithashtu se ka ankesa se policia ndalon edhe vajzat, “për muhabet”, siç thotë ish deputeti, duke nënkuptuar tjetër gjë. “Shikoni sjelljen selektive te policise ndaj qytetareve, ku disa me biçikleta i ndalojne, makinat luksoze i salutojne dhe qytetare te tjere i denojne”, shkruan ai.

POSTIMI I PLOTE I LUAN BAÇIT Po ndodh tani ne Fier! Denoncoj me force, sjelljen e papergjegjshme dhe te ulet te policise se Edi Rames.
Pasi i lene vete qytetaret e Fierit, te levizin lirshem, pa orarin e caktuar, ne momente te veçanta, me makina policie, te shumte ne numer, ndalojne, qytetare te zakonshem, duke u bere presion, duke vendosur gjoba, ose duke u marre, lek, sipas rastit. Ka denoncime dhe ankesa te shumta, sidomos nga vajza, qe i ndalojne thjeshte per, “muhabet” Perse jemi shpallur “zone e kuqe” per ti dhene akses policise, te sillet si pronare e jetes se qytetareve? Kush ju a jep te drejten te ndalojne kur te duan ata?
Ku te gjejne te drejten qytetaret, kur padrejtesia bie mbi ta? Ndiqni videot dhe shikoni sjelljen selektive te policise ndaj qytetareve, ku disa me biçikleta i ndalojne, makinat luksoze i salutojne dhe qytetare te tjere i denojne.PANORAMA

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME