Categories Lifestyle

Të gjitha sekretet e bukurisë gjenden tek gjethet e dafinës!

Nga kokat e poetëve të Romës antike në tryzeat tona: ky është një udhëtim nëpër vlerat dhe përdorimet e bimës së famshme të dafinës! Gjethet e dafinës nuk janë vetëm aromatike, dhe ne shpesh zgjedhim që ta përdorim këtë përbërës në kuzhinë për t’i dhënë më shumë shije dhe aromë gatimeve tona, por përtej kësaj, dafina ka të tjera vlera që ndoshta ju nuk i dinit! Përdorimi i dafinës i ka rrënjët në periudhën Greko-Romake, në të cilën, përveçse u përdor si bimë medicinale, ajo u përdor edhe si një simbol i nderit absolut.

Çfarë është dafina?
Të gjithë jemi mësuar ta shohim kryesisht gjethet e thata të dafinës, por kjo bimë jeshile është shumë e përhapur në territorin e Mesdheut, madje është në formën e një peme që mund të arrijë disa metra lartësi.

Gjethet, korren në fillim të pranverës dhe ato janë të pasura me shumë përbërës aktiv dhe përgjegjës, edhe për bukurinë tuaj dhe mirëqenien fizike. Karakteristikat dhe përdorimet e dafinës
Gjethet e dafinës përmbajnë në përqindje të ndryshme vajra esencialë (geraniol, terpineol, eukaliptol), përbërës aktivë, kripëra minerale, vitamina dhe acid folik, duke atribuar në veti të ndryshme si:

Tretës dhe diuretikë
– Analgjezik
– Antioksidantë
– Spastrues

Gjethet e thata përdoren me sukses të madh sidomos në fushën e fitoterapisë. Vetitë e pasura të e përbërësve të ndryshëm aktiv e bëjnë të vlefshme përdorimin e dafinës në këto situata:

– Në qetësimin e dhimbjeve menstruale dhe të zorrëve;
– Në mbështetjen e funksionit tretës;
– Në rritjen e tërheqjes së antioksidantëve;

Përdorimet e vajit të dafinës
Nga gjethet e thata të dafinës, mund të përftohet vaji i dafinës, që është shumë i pasur me përbërës aktivë të tretshëm në yndyrë dhe ideal për një veprimtari të theksuar kozmetike.

Nga veprimi anti-inflamator, vaji i dafinës përdoret edhe në sapunin e Alepos, mund të jetë i dobishëm në qetësimin e lëkurës ose në ushqyerjen e saj dhe të flokëve.

Mund të vlejë edhe për të bërë masazhe në trup, profesional ose amator. Mund të ndihmojë në reduktimin e dhimbjeve të muskujve dhe nyjeve si edhe relaksimin e plotë të çdo qelize të trupit tuaj, këshillon Class.

Si të përdorni gjethet e thata të dafinës në kuzhinë
Ato mund të përdoren në kuzhinë për të aromatizuar gatime të ndryshme, nga gjellërat deri tek mishi ose peshku. Në këtë rast, 100 gr gjethe dafine sigurojnë 341 Kcal nga të cilat:

– 6 gr karbohidrate;
– 3 gr fibra;
– 6 gr proteina;
– 4 gr lipide;
– 830 mg kalcium;
– 43 mg hekur.

Por, kujdes! Përdorimi i papërshtatshëm, i ekzagjeruar ose i zgjatur me kalimin e kohës mund të jetë përgjegjës për shfaqjen e disa efekteve anësore të një natyre gastroenterike, duke shkaktuar nauzea, përgjumje dhe dhimbje koke ose të një natyre dermatologjike, duke shkaktuar dermatit atopik në grupmosha të ndryshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME