Categories Lajme

Ish-deputetit të PD-së i vdes vjehrri: Mos ejani në varrim! Të gjitha ritet sipas zakonit do bëhen në një moment të dytë

Ish-deputetit të Partisë Demokratike, Eduart Halimi ka dhënë lajmin se ditën e sotme ka ndërruar jetë vjehrri i tij, por në këtë situatë me koronavirusin është shprehur se përcjella në banesën e fundit do të bëhen krejtësisht vetëm dhe se pritjet do të bëhen në një moment të dytë.

“Pas njê semundje tê gjatë ndroi jetë në moshë 86 vjecare Marku Kilica, babai i bashkëshortes sime. Ai ishte nipi i Tonç Kilicës, Kryetarit të Parë të Bashkisë Fier i cili dhe ngriti flamurin ne Fier, vëllai i heroit Janaq Kilica, vellai i Vilson Kilicës, piktorit të popullit dhe pasardhës i shumë patriotëve të tjerë në qytetin e Fierit. Marku studioi për Inxhinieri në Kinë dhe gjithë jeten ia perkushtoi ndertimit dhe drejtimit si Kryeinxhinier i Azotikut ne Fier. Ai u martua me Klaren dhe solli ne jete dy vajza, Holtën dhe Lean, bashkeshorten time!

Te dashur miq, shoke e te aferm, Une e di se ne kushte normale secili prej jush do donte te ishte bashke me ne, me familjen tone, qe te na gjendeshit ne kete dite shume te trishtuar per te gjithe ne, ashtu si dhe ne ju jemi gjendur. Por ne kushtet ne te cilat ndodhet vendi, pandemine e CoronaVirus, gjithe familja jone e mirekupton plotesisht pamundesine tuaj sipas rastit per te marre pjese ne ceremonine e sotme mortore tek Alba 2000 prane Medresese ne Tirane dhe funeralin qe nis ne oren 12.00 per ne varrezat e Sharres! Koha kerkon qe te ndryshojme zakonet tona shekullore dhe ne te gjithe ju mirekuptojme per kete! Shendeti juaj dhe i familjarve tuaj eshte para se gjithash dhe mbi te gjitha! Te gjitha ritet sipas zakonit, vizitat pas mortore dhe dreka perkujtimore do te zhvillohen ne nje moment tjeter pas kalimit te situates me CoronaVirus. Ju falenderojme shume per mesazhet tuaja! Ne emrin tim dhe te gjithe familjes se bashkeshortes sime, shkruan Halimi”. B.K./Shqiptarja.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME