Categories Lajme

Ish-drejtori i Bankers Leonidha Çobo po hetohet nga prokuroria italiane, ja pse

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Bankers Petroleum Albanian (BPAL), Leonidha Cobo është nën hetimin e Prokurorisë Italiane së bashku me italianin Massimiliano Calabro, ish-drejtor Ekzekutiv i kompanisë konsulente “MAB Oil Ltd”. Ata janë páditur në Prokurorinë pranë Gjykatës së Romës, Itali pasi përdorën informacione konfidenciale për përfitime personale.

Bankers dhe MAB Oil Ltd, një kompani e regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar, nisën bashkëpunimin në vitin 2009 dhe e përfunduan këtë vit. MAB Oil Ltd ofronte shërbime të marketingut, në shitjen në treg të naftës së papërpunuar të prodhuar nga  fusha e Patos-Marinzës. Massimiliano Calabro ishte përfaqësues i “MAB Oil” dhe nga hetimet rezultoi se abùzonte me marrëveshjen për të siguruar fitime personale.

Sipas dosjes hetimore, MAB Oil përmes italianit Calabro urdhëroi dhe ekzekutoi pagesa të konsiderueshme për një periudhë të gjatë për ish-drejtorin e BPAL, Leonidha Cobo, gjatë kohës që kontrata midis MAB Oil Ltd dhe BPAL ishte në fuqi. Të dy rezultojnë të përfshirë edhe në një skemë të palígjshme kundër BPAL duke kryer “taktika” të palígjshme përmes përdorimit të informacionit shumë konfidencial dhe njohuritë që ata kishin nga BPAL për të realizuar objektivin e tyre, për të blerë Bankers.

Nga hetimet u zbulua se janë bashkëthemelues të një kompanie të re të quajtur “Four Force Ventures Energy” përmes të cilës u përpoqën të përdorin informacionin konfidencial të Bankers për interesat e tyre vetjake, por u zbuluan dhe u kallézuan pénalisht, pasi thyen detyrimin e besimit ndaj Bankers. Calabro dhe Cobo përdorën qëllimisht informacionin për të krijuar përfitime personale, duke e vendosur interesin e tyre mbi BPAL.

Ish-drejtorët e tjerë të Bankers Petroleum Albania, Suneel Gupta, Justin Kereluk dhe ish-konsulenti juridik Trent Mercier janë gjithashtu bashkëthemelues të kompanisë së re, Four-Force, të cilët po ashtu kanë shkélur etikën profesionale dhe përgjegjësitë ligjore ndaj Bankers në krijimin e kësaj sipërmarrjeje të re. Akùza e ngritur do të procedohet nga autoritetet në Itali.

Prokuroria në Romë do të hetojë rastin dhe pajtueshmërinë me dispozitat e tatimit mbi të ardhurat, në lidhje me deklaratat tatimore dhe pagesat e konsiderueshme të paligjshme të bëra nga MAB Oil tek ish-drejtori i BPAL Leonidha Cobo gjatë vlefshmërisë së marrëveshjes ndërmjet BPAL dhe MAB Oil vitet 2009-2020.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME