Categories Lajme

Nga nesër fillon shiu në Shqipëri, ja cilat plazhe duhet të shmangni

Reshjet e shiut do të nisin që pasditen e sotme në zonën juglindore të vendit, ndërkohë që ditën e nesërme do të përfshihet nga vranësirat pjesa më e madhe e territorit shqiptar. Sinoptikani i Meteoalb, Hakil Osmani zbuloi se reshjet do të vazhdojnë deri në fundjavë.

“Ditën e nesërme, pjesa më e madhe e vendit do të mbetet kryesisht me kthjellime dhe vranësira të pakta, ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë zhvillim të vranësirave dhe reshje të karakterit lokal. Kryesisht do të jenë në zonat veriore dhe pjesërisht në zonat qendrore.

Reshjet do të mbeten dhe gjatë ditës së premte e të shtunë, kryesisht në karakter lokal dhe më të fokusuara në zonat malore, por edhe zonat qendrore do të kenë prezencë të reshjeve të shiut. Ndërsa dita e dielë do të sjellë mot më të qëndrueshëm në vend”, tha Osmani në Fax News. Sa i përket fundjavës, sinoptikani sqaroi se zona bregdetare veriperëndimore do të shoqërohet me reshje edhe gjatë ditës së dielë ndërsa moti i mirë për të shijuar detin do të jetë nga Durrësi në Sarandë.

“Zonat bregdetare do të jenë me mot më të qëndrueshëm. Nuk pritet të prishen pushimet pasi reshjet të karakterit local do të jenë vetëm në zonat malore, veriore por zona bregdetare veriperëndimore mund të ketë reshje të pakta shiu por nga Durrësi duke zbritur deri në Sarandë pritet që të kemi mot më të qëndrueshëm dhe më shumë diell”, tha Osmani.(A.M/Faxweb.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Korrik 2026

Dashi Dite e kënaqshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjerat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tjetërsimi i pronave! 12 masa sigurie për zyrtarë, ish-zyrtarë dhe përfitues në Kadastrën e Durrësit

Një operacion i gjerë i Prokurorisë së Durrësit ka goditur Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U paraqit vetë në spital me plagë thike, zbardhet identiteti i të riut në Shëngjin

Një i ri ka mbetur i plagosur me thikë këtë mesditë. Ngjarja ka ndodhur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia e Beratit ekzekuton 11 masa sigurie, sekuestrohen miliona lekë dhe mijëra euro, ushtrohej aktivitet i këmbimit valutor pa licencën përkatëse

Policia e Beratit ka ekzekutuar 11 masa sigurie në kuadër të një operacioni të zhvilluar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat \ Krimi tronditës në Shkodër/ Burri vret me çifte gruan

Pamjet që shihni tregojnë vendin ku ndodhi krimi tronditës sot në Shkodër, ku një 62-vjeçar…

LEXO ME SHUME