Categories Lajme

Pas Zani Caushit, edhe “Gaxhai” kërkon ulje të viteve

Gazmend Brakaj, i ashtuquajturi ‘Gaxhai’ ka kërkuar ulje dënimi me 90 ditë. Mësohet se i njohuri ndryshe edhe si ‘forti i Vlorës’, një ditë pasi Zani Caushi, kërkoi lirinë nga qelia, ka marrë zemër dhe ka bërë kërkesë për ulje dënimi. Kërkesa e Brakajt është depozituar më 6 mars të vitit 2020 dhe është rrëzuar nga Gjykata e Elbasanit më datë 8 korrik 2020.

Gjyqtarja Miranda Çekrezi, ka vendosur që ta pushojë këtë gjykim, pasi vetë avokati mbrojtës i ‘Gaxhait’ nuk është paraqitur në sallë. Gazmend Brakaj, ka dy dënime me burg të përjetshëm dhe aktualisht ndodhet në burgun e Peqinit. Ai është dënuar për vrasjen e Ilir Pajës dhe Arben Xhungës, dy shokëve të Lulzim Berishës në Durrës dhe për ekzekutimin e gjashtë personave të tjerë.

Bëhet fjalë për efektivin Viron Rrapaj dhe personat e tjerë të identifikuar si: Sadik Kurti, Bashkim Dule, Avdul Bajrami, Dhimitraq Mishka Zini Haruni dhe Robert Myftari. Këto dy dënime, Brakaj i bashkoi në një të vetëm dhe u dënua përjetë me vendimin e dhënë përfundimisht, në vitin 2018.

Një ditë më parë, Zani Caushi kërkoi lirimin nga qelia. Në kërkesën e tij, ‘i forti i Çoles’ kërkoi që të dilte nga burgu me arsyetimin se ka fëmijë të mitur për të rritur dhe me zotimin se do të riintegrohej në shoqëri duke filluar edhe punë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Korrik 2026

Dashi Dite e kënaqshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjerat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tjetërsimi i pronave! 12 masa sigurie për zyrtarë, ish-zyrtarë dhe përfitues në Kadastrën e Durrësit

Një operacion i gjerë i Prokurorisë së Durrësit ka goditur Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U paraqit vetë në spital me plagë thike, zbardhet identiteti i të riut në Shëngjin

Një i ri ka mbetur i plagosur me thikë këtë mesditë. Ngjarja ka ndodhur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia e Beratit ekzekuton 11 masa sigurie, sekuestrohen miliona lekë dhe mijëra euro, ushtrohej aktivitet i këmbimit valutor pa licencën përkatëse

Policia e Beratit ka ekzekutuar 11 masa sigurie në kuadër të një operacioni të zhvilluar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat \ Krimi tronditës në Shkodër/ Burri vret me çifte gruan

Pamjet që shihni tregojnë vendin ku ndodhi krimi tronditës sot në Shkodër, ku një 62-vjeçar…

LEXO ME SHUME