Categories Lajme

Ish-drejtori rreh dy zyrtarët e Bashkisë së Kolonjës

Policia e Shtetit, bën me dije se dy zyrtarë të Bashkisë së Kolonjës, janë goditur dhe kanosur për shkak të detyrës nga një 40-vjeçar i dënuar më parë. Policia ka vënë në pranga 40-vjeçarin Ores Malushi. “Në ambientet e Bashkisë Kolonjë, për motive të dobëta, dyshohet se ka kanosur dhe goditur për shkak të detyrës shtetasit E.H, me detyrë Drejtor Kabineti dhe E.Z, me detyrë Shef i Shërbimeve pranë këtij institucioni” informon policia. Ai ka shkuar në bashki ka goditur dyert me shqelma më pas ka goditur Shefin e Kabinetit Erion Ymeri dhe Shefin e shërbimeve Ermal Zylfo.

Është dashur ndërhyrja e policisë Korçë për të ndaluar 40-vjeçarin, i cili ka kundërshtuar me forcë edhe punonjësit e policisë të rendit publik, gjatë shoqërimit të tij për në Komisariat. Autori i ngjarjes ka qenë ish-drejtori i ujësjellësit Kolonjë dhe njihet si njeri me precedentë të mëparshëm penalë. Në 2016 ai kanosi një person me një armë zjarri që e mbante pa leje në kohën kur ishte drejtor ujësjellësi. Malushi qëkurse u ndalua nga policia para disa vitesh ishte i pa papunë dhe si pjesë e Partisë Socialiste burimet thonë se shkonte për të kërkuar punë në bashki. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”‘,-thuhet në njoftimin e plotë të Policisë së Shtetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME