Categories Lajme

Ish-eurodeputetja për gjestin e Borchardt: Kur do reagojë Berlini zyrtar?

Ish-eurodeputetja Doris Pack kërkon reagimin e Berlinit zyrtar, lidhur me gjestin e pahijshëm të ambasadorit gjerman të OSBE-së Tiranë Bernd Borchardt, mbrëmjen e dy ditëve më parë.

“Kur do reagojë MPJ në Berlin teksa një diplomat gjerman, Borchardt, shefi i OSBE në Tiranë, i tregon gishtin e mesit protestuesve paqësorë që dalin në rrugë për shkak të shpronësimit të banesave”, pyet Pack, në një postim në rrjetet sociale.

Lidhur me rastin, Pack reagoi edhe një ditë më parë, duke e cilësuar gjestin e Borchardt të padenjë. “E padenjë për një ambasador. Kush do t’ia thotë atij këtë gjë?! Dhe kush do e bëjë që të ketë pasoja”, shprehej Pack.

Mbrëmjen e dy ditëve më parë, banorë të “Unazës së Re” protestuan te “Drejtoria e Policisë” së kryeqytetit, kundër arrestimeve që kreu policia fill pas protestës së tyre në zonën e “Unazës”. Në një moment, pranë disa banorëve kalon Borchardt i shoqëruar nga një zonjë. Nga ajo ç’ka është publikuar në media, dëgjohen protestues të thërrasin “Rama ik”. Borchardt i përgjigjet duke ngritur gishtin e mesit.

Pas gjestit pati reagime të shumta që dënonin sjelljen e ambasadorit. Nga LSI u kërkua largimi i tij nga Shqipëria. Ndërsa nga mazhoranca, gjesti i pahijshëm i Borchardt u justifikua. Elisa Spiropali, ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëkohësisht zëdhënëse e qeverisë, tha se ambasadori u provokua teksa po kalonte rrugën bashkë me të shoqen.

LEXO EDHE  Gishtin e mesëm na e ngrenë edhe ata të cilëve u duhet ‘futur’ gishti!

Vetë Borchardt, një ditë më parë, kërkoi falje për gjestin. “Do të doja t’u kërkoja sinqerisht ndjesë atyre që mund të kem fyer dje. Unë e respektoj të drejtën e shqiptarëve për të protestuar paqësisht”,  thuhet në reagimin e Borchardt në Twitter.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME