Categories Lajme

Ish-gjyqtari i Apelit paditet në gjykatë nga gruaja dhe djali

Bashkëshortja dhe njëri prej fëmijëve të ish-gjyqtarit Alaudin Malaj kanë kërkuar urdhër-mbrojtje në gjykatë. Edlira Malaj dhe njëri prej djemve, Alteo, kanë depozituar një kërkesë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë dy ditët e fundit. Padia e zonjës Malaj është bërë më 22 gusht, ndërsa padia e djalit është bërë një ditë më vonë, më 23 gusht.

Gjyqtari i Apelit, Alaudin Malaj, me eksperiencë prej gati tre dekadash në sistemin gjyqësor dha dorëheqjen në një letër dërguar Këshillit të Lartë Gjyqësor gjatë muajit korrik të këtij viti, duke hequr në këtë mënyrë dorë nga titulli i magjistratit dhe nga mundësia për t’u rikthyer në sistemin e drejtësisë për së paku 15 vjet. Malaj nuk ishte përfshirë ende në procesin e vettingut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME