Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan sot se ndërkohë që vendi kanoset nga zjarret masive, si në rastin e shkrumbimit te malit të Shëngjinit, kryeministri Rama tërësisht indiferent, vijon pushimet në hotelin luksoz grek.
Ai poston në faqen e tij në Facebook, mesazhin e emigrantit dixhital, i cili shkruan se Rama është parë mbremë në një restorant luksoz në Trikala, duke darkuar, teksa pushon në hotel luksoz.
Postimi i Berishës
Emigranti dixhital denoncon udhetimin turistik te Edvin Mafisë dhe indiferencën ndaj situatës kërcënuese të zjarreve në vend!
Lexoni mesazhin e emigrantit dixhital. sb
Pershendetje doktor Berisha.Mora shkas nga videoja juaj tani qe trasmetoni,ne lidhje me zjarŕet ne Shengjin,dhe me beri pershtypje dhe shume nervoz,sepse ne fund te fundit dhe ato pak pasuri natyrore qe na kane ngele po priten,vidhen,digjen cdo dite dhe askush dhe asnjeri nuk ka interes ti mbroje.Shengjini digjet dhe kryeministri kryehajdut bredh neper restorantet dhe hotele Greke. Jo me larg se mbreme eshte pare ne nje restorant lluksoz ne Trikala te Greqise duke darkuar ne (Panelinio)restorant dhe sot po shijon bukurite e livadheve dhe pishave ne hotelet lluksoze te fshatrave malore te bashkise Pili,ne Trikalla.Kjo eshte qeveria,ka lene ne meshire te fatit vendin,dhe po ben pushime ne hotelet lluksoze te fqinjeve. Ky lajm, per qendrimin e Edi Rames ne Trikala e ka dhene nje radio lokale tre ore rrjesht. Te uroj gjithe te mirat Doktor.