Categories Lajme

Thirrja e nënës që humbi djalin

Një nënë nga Ferizaj, djali i së cilës ka vdekur nga përdorimi i narkotikëve, ka hapur një qendër këshillimi për të rinjtë që përdorin substanca të ndaluara. Djali i saj filloi të abuzonte me narkotikë në moshën 14-vjeçare deri kur vdiq pas pesë vjetësh. Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, ajo tregon se droga po përdoret nga të rinjtë e moshave 12-13 vjeç. “Rasti i djalit tim ka qenë thjesht kureshtje që po ndodh tek shumica. Më herët ka qenë mosha 16-vjeçare e sipër. Fatkeqësisht përdoruesit tani i kemi të moshave 12-13 vjeç. Është me të vërtetë shqetësuese,”-tha Musliu.

Ajo u shpreh se djali i saj Rijad ishte viktimë e kësaj dukurie negative. “Në këtë rast djali im është viktimë e kësaj dukurie negative, e këtij fenomeni që fatkeqësisht ka marrë përmasa të mëdha. Kemi shumë elemente që nuk i shohim. Prindi nuk mund ta mendojë që fëmija i tij abuzon me substancat dhe në një formë neglizhohet. Përdoruesi i drogës nuk mundet t’ia dalë vetë definitivisht. Ajo thjesht mund të mbetet një dëshirë dhe pendim brenda vetes,”-shtoi psikologia.

Ndërsa Rijadi ishte në trajtim në spital kërkonte ndihmë nga nëna e tij. Ai dëshironte të shërohej dhe pastaj të përmbushte një mision të tijin. “Më tha që: ‘Qendra po më pëlqen dhe do bëjmë diçka të mirë’. Më pyeti: ‘A do më përkrahësh nënë se unë vetë nuk ia dal’. I thashë kurrë në jetë nuk heq dorë prej teje. Në fund më tha që: ‘Kemi për të bërë diçka të mirë, vazhdimisht ma ka përmendur qendrën rehabilituese dhe unë do jemi ai që do pres shokët e mi dhe do i them që mund ta lësh drogën, lihet droga,”-rrëfeu Arjeta.

Ndërsa dha edhe një mesazh për të gjithë: “I lus të gjithë individët mos të paragjykojnë përdoruesit e drogës. Çdo sy i përdoruesit kërkon ndihmë, çdo shikim i tij kërkon ndihmë. Është shumë e rëndë. Çdo mëngjes lus Zotin që të jem nëna e fundit që përballem me këtë dhimbje.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tragjedia në familjen shqiptare, djali i merr jetën nënës 39-vjeçare, ajo e kishte rritur e vetme pas divorcit

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në qytetin Chiari të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Grabitja e bankës në Tiranë, autori i maskuar merr 60 mijë euro për 3 minuta dhe largohet me monopatinë

Grabitja e bankës në Tiranë, autori i maskuar merr 60 mijë euro për 3 minuta…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sulmi masiv kibernetik mbërrin në Greqi, tentojnë të çojnë frigoriferët në 150°C, alarm në supermarketet e Athinës

Sulmi masiv kibernetik mbërrin në Greqi, tentojnë të çojnë frigoriferët në 150°C, alarm në supermarketet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e shqiptarit në Itali, autori 29-vjeçar: “Jam penduar, nuk doja ta vrisja”

Vrasja e shqiptarit në Itali, autori 29-vjeçar: “Jam penduar, nuk doja ta vrisja” “Jam penduar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Austri/ E braktisën shoqëruesit në 2 600 metra lartësi, shpëtohet i riu në Alpet austriake! Nisin hetimet ndaj grupit

Një alpinist gjerman u shpëtua nga Alpet Austriake gjatë fundjavës, pasi u la pas nga…

LEXO ME SHUME