Categories Lajme

Zjarri në Shëngjin, reagon Braçe: I qëllimshëm, aty duan të ndërtojnë ndaj dhe i kanë vënë zjarrin pyllit

Pas zjarrit masiv në Shëngjin, situata u vu në kontroll dhe dyshohet se ka qenë e qëllimshme e janë arrestuar dy persona. Zv.Kryeministri Braçe ka reaguar duke thënë që aty duan të ndërtojnë ndaj dhe i kanë vënë zjarrin pyllit. Ndryshe nga policia, që dyshon se zjarri është vënë për kullota, Braçe thotë se arsyet janë të tjera.Sipas tij zjarri në Shëngjin është i përsëritur, në të njëjtin vend dhe është i qëllimshëm e për këtë arsye kriminal.

Pylli me pisha e shkurre të tjera nuk është më! Per 32 orë zjarrefikës, ushtarë e punonjës të emergjencës, bënë gjithcka për te mbrojtur banesat nga zjarri prane tyre, njeheresh per te shpetuar pyllin.Me banesat ia dolen-i mbrojten, me pyllin jo-s’arriten. Zjarri ne Shengjin eshte i perseritur, ne te njejten kurore, I QELLIMTE e per kete arsye kriminal. Ai qe pronen e vjedhur se gezon dot me sepse njerezit kane kurajo te flasin, plas deri sa t’i vere zjarrin asaj, mos e gezoj kurrkush!! Ai qe prone do te grabise, plas deri sa t’i vere zjarrin asaj, te ndertoje aty ku zjarri e ka kthyer pyllin ne truall! Kurora e Shengjinit eshte shkaterruar fiks keshtu, nga interesa kriminale horrash qe urrejne pyllin e se parate i bejne nga betoni! Per te mos folur edhe per pirromane edhe me banale qe perfitojne kullota, me keq dru nga pemet, qymyr nga shkrumbimi per te fituar edhe keshtu!

E di qe e qara per Amazonen eshte trendy, por Shengjini dhemb edhe me shume! Per shume kohe, ne Shengjin, detin, eren qe vjen prej tij, e ndane me pyllin, malin, me nje mur 8-10-12 kate betoni! Fituan para pa hesap, pa pyetur per shkaterrimin! Tek interesa te tilla nis; Me keto interesa duhet luftuar, te medha apo banale qofshin! Dengla te politikaneve hipokrite qe flasin per zjarrin kur per luks i kane vene betonin pyllit, mu ne mes te tij, si duhen kerkujt! Zjarri nuk shuhet as me hipokrizi e as me peshtyma! E di qe e qara per Amazonen eshte trendy, por Shengjini dhemb edhe me shumë

Zjarri nuk shuhet me koordinim zjarrefikesisht, kur benzina e interesave te betonit dhe cdo interesi tjeter perfitues, e ndez dhe e perhap flaken kudo! Duhet te merremi tani me kete “benzine”, posacerisht aty ne vend, ndryshe as shiu qe na ndihmoi dje ne Shengjin, nuk do jete me me ne! Gjithnje nis tek politika, vendimet e saj, qe te mos arrije me tek pylli”, shkruan zv.kryeministri Braçe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME