Categories Politike

Ish- ministrja e justifikon: Ja pse Edi Rama nuk jep dorëheqje

Ish- ministrja, deputetja e Partisë Socialiste Mimi Kodheli e pyetur nga gazetari Dyrnjaja se përse nuk jep dorëheqje Kryeministri Rama, ajo u shpreh: Atëherë më lejoni të shpjegoj të paktën dy ose tre momente për të ju dhënë përgjigje sa më të plotë pyetjes suaj të drejtë.

E para: Maqedonia ka pasur një kusht mbi të gjitha kushtet, çështjen e emrit. Çështja e emrit ka qenë edhe viza, stafeta, flamuri i kryeministrit Zaev, pra ndryshimi i emrit sillte automatikisht hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut. Ndryshimi i emrit u realizua, hapja nuk u realizua. Këto ishin një binom i pandarë, nuk ishte ky, nuk ekzistonte ky binom në rastin e Shqipërisë. Ndaj dhe në gjykimin e Kryeministrit Zaev, kjo ka qenë më shumë së sa e mirëpritur në vendin e tij lidhur me një veprim i cili rridhte pikërisht nga ky fakt.

Vijmë tek përgjigjja për opozitën, mendoj që në momentin që opozita kërkon një pushtet në tavolinë, e vështirë që do ta marri këtë pushtet. Jetojmë në një sistem, kemi vendosur të zhvillojmë një sistem i cili nuk përgjigjet marrjes së pushtetit në tavolinë. Sistemi i përgjigjet zhvillimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Dyrnjaja: Dorëheqja nuk nënkupton domosdoshmërish dhënien e pushtetit në tavolinë, nëqoftë se ju besoni që jeni mazhorancë, mund të rifitoni besimin e qytetarëve. Kodheli: Dorëheqja ka të bëjë me moralin, ne po flasim për sistemin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME