Categories Kulture

Ish-mjeku i Princ Vidit, pasi u detyrua të largohej nga Durrësi : Nuk besoj se Esat Pasha ishte një tradhëtar, përkundrazi…

“Le Matin” ka botuar, të hënën e 25 majit 1914, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me një rrëfim të çuditshëm nga ish-mjeku personal i Princ Vidit për Esat Pashë Toptanin, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Trazirat në Durrës, Versioni i çuditshëm i shkaqeve të largimit të Esat Pashës. Një histori e “një kafje të keqe”

image

Berlin, 24 maj. Nga korrespondenti special i “Matin” (me telefon).

Doktor Berghausen-i, ish-mjeku i princ Vidit, të cilit iu desht të largohej nga oborri i Durrësit pas keqkuptimeve që lindën midis marshallit të madh të oborrit mbretëror dhe atij, bëri në Këln, ku ai sapo ka mbërritur, deklaratat në vijim për gazetarët gjermanë :

“Hyrja në Durrës me një ceremoni të denjë të një oborri mbretëror të Evropës Perëndimore, nuk mund ta afronte mbretin më pranë popullit, i cili prej pesë vitesh ishte në luftë, dhe që është aq i varfër sa njerëzit atje vdesin nga uria çdo ditë. Nuk besoj se Esat Pasha ishte një tradhtar. Përkundrazi. Sipas mendimit tim, ai iu përkushtua me sinqeritet sovranit të tij. Shkaku i vërtetë i largimit të tij është mosmarrëveshja e thellë që ekzistonte midis tij dhe kapitenit të xhandarmërisë Zoiy. Esati kishte kërkuar shkarkimin (largimin) e oficerit. Meqë nuk iu plotësua kjo kërkesë, ai urdhëroi një nga shërbëtorët e tij të helmonte kapitenin e xhandarmërisë hollandeze me një filxhan kafeje të keqe. Kjo është e zakonshme në Shqipëri dhe ne nuk i kushtojmë shumë rëndësi asaj.

Shërbëtori nuk pranoi. Esati urdhëroi që ta pushkatonin.

Me pak fjalë, oficeri holandez arriti ta dëbojë Esat Pashën, të cilin shkoi ta kërkojë bashkë me gruan e tij, i shoqëruar nga njëzet e pesë burra me pushkë të pajisura me bajoneta.

Kur Esat Pasha u shoqërua në bordin e anijes austriake, atij iu kërkua që të dorëzojë shpatën e tij.

Përfaqësuesi i Italisë ndërhyri pranë mbretit dhe i kujtoi atij se i kishte garantuar lirinë dhe jetën Esat Pashës.”

Ne, natyrisht, botojmë këtë version të çuditshëm, nga i cili nuk kemi marrë asnjë konfirmim, përveçse nën përgjegjësinë e autorit të tij dhe me rezerva më të shprehura. Nga Aurenc Bebja*, Francë – 3 Janar 2020

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME