Categories Lajme

Ish-poligoni i Vaqarrit, lagje e re për të prekurit nga tërmeti, Rama-Veliaj prezantojnë projektin

Ish-poligoni i vjetër i Vaqarrit do jetë një nga lagjet e reja të Tiranës, ku do të strehohen një pjesë e familjeve te zonave perreth, që iu janë prishur shtëpitë e tyre nga tërmeti i 26 nëntorit. Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizituan sot hapesiren ku do të ngrihet kjo lagje e re, e cila ka një sipërfaqe mbi 4 hektarë dhe që është në pronësi të shtetit.

Kryeministri Rama theksoi se po merren të gjitha masat që të gjitha shtëpitë e rrënuara dhe që nuk rindërtohen, të bëhen të reja. “Për të gjithë bëhet më mirë. Në këtë rast është tokë shtet që ne do ta vëmë në dispozicion të banorëve. Per fëmijët bëhet mirë sepse kanë afër shkollën, çerdhen, kopshtin. Për më të moshuarit është shumë mirë sepse kanë afër qendrën shëndetësore. Në këtë mënyrë, fitojmë një lloj cilësie dhe shtëpitë do jenë shumë më të mira se ato që ishin. Po duhet edhe pak punë nga ana juaj për t’jua shpjeguar, se ndryshe është një mundësi e madhe e humbur dhe një mbetje në vend numëro. Nga kjo duhet të dalim te gjithë më mirë, familje, komuniteti”, tha Rama.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës bëri të ditur se toka që është programuar për ndërtimin e kësaj lagje të re është në qendër të Vaqarrit dhe ofron akses në të gjitha institucionet shëndetësore dhe ato arsimore: shkolla, kopshte e çerdhe.“Këtu është qendra, është në zemër të Vaqarrit, pra njësia administrative, shkolla, kopshti rrethohet e gjitha me shërbime. Kjo është rruga qendrore, që lidhet me Ndroqin dhe Pezën. Praktikisht, ne krijojmë një stil amerikan, ku ka një hapesirë të gjelbër në mes, një qendër komunitare për aktivitete të ndryshme, për ndonjë çerdhe, kopsht, mensë apo diçka e tillë, dhe të çiftuara dyshe-dyshe arrijmë të akomodojmë 35 familje nga 43 të prekura në gjithë Vaqarrin administrativ. Pra bëhet fjalë për një banesë monofamiljare, që akomodon familjen bazë, ka një verandë të vogël dhe një pjesë bahçe mbrapa”, tha Veliaj.

Ai bëri të ditur se në të njëjtën mënyrë do të veprohet edhe në disa fshatra të tjera të Tiranës, si në Baldushk, Mustafakoç, apo Pezë, ku gjithashtu banorët do strehohen në shtëpi të reja, duke patur edhe ekonominë e tyre afër. “Të njëjtën gjë kemi bërë në Baldushk, pra kemi gjetur edhe atje një vend tjetër, në Mustafakoç ku ishte edhe koncentrimi më i madh i shtëpive dhe kemi edhe tre hapësira në Pezë”, tha Veliaj.

Gjithashtu, ai shtoi se në të gjitha këto lagje do ketë dhe një qendër komunitare, kryesisht për kujdes ndaj të moshuarve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME