Categories Bota, Lajme

Ish-presidenti gjerman shpëtohet pas përmbytjes së varkës

Ish-presidenti gjerman, Joachim Gauck u shpëtua sot pasi një varkë e vogël në të cilën po lundronte u përmbys në ujëra të cekëta, sipas Policisë Federale Kriminale (BKA).

Sipas zëdhënësit të tij, 79-vjeçari ishte në gjendje të mirë dhe pa dëmtime, pasi varka u përmbys në ujërat e qetë të detit Balltik pranë qytetit Vustrov. Një anije nga Shërbimi Detar Gjerman për Kërkim dhe Shpëtim (DGzRS), një organizatë që dikur Gauck ka qenë drejtuesi, nxori ish-kreun e shtetit nga uji.

“Ish-presidenti federal ishte në gjendje që të provonte personalisht gatishmërinë tonë për veprim”, thotë DGzRS-ja në një deklaratë. Sipas forcave të shpëtimit, anija u përmbys në një zonë me thellësi vetëm 90 centimetra për shkak të erës së fortë. Gauck, një ish-pastor luteran, ishte presidenti i Gjermanisë nga viti 2012 deri në vitin 2017.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME