Categories Politike

Ish-sigurimsi me nofkën “Venusi” në KLP, kallëzohet penalisht Arta Marku

Anëtari i KLP-së, Bujar Sheshi prej disa ditësh është vendosur në qendër të akuzave të opozitës, teksa konsideorhet një ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, çka do të thotë se ligji e ndalon automatikisht të jetë pjesë e institucioneve të reja të ngritura në kuadër të reformës në drejtësi.

Vetë prokurori Sheshi i ka mohuar akuzat, duke i etiketuar si një sulm mafioz nga një pjesë e caktuar e politikës kundër sistemit të drejtësisë, por për çështjen e të njohurit me pseudonimin “Venusi”, kanë nisur zyrtarisht hetimet edhe nga Prokuroria e Përgjithshme.

Ndërkohë, sot grupet parlamentare të PD dhe LSI kanë kallëzuar penalisht Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku në lidhje me çështjen “Sheshi”.

Në dokumentin e depozituar në organin e akuzës kërkohet që të nisë procedimi penal ndaj Arta Markut për shpërdorim detyre lidhur me rastin e Bujar Sheshit, si dhe pezullimin nga detyra të saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

I doli emri në dosjen “Epstein” në SHBA, reagon Atifete Jahjaga

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar pas publikimit të emrit të saj në lidhje…

LEXO ME SHUME