Categories Lajme

Ish-zyrtari deklaron: Lajmin do e japin në fundjavë, jam 99% i sigurt

Një ish-zyrtar i Koresë së Veriut është shprehur për mediat e huaja se është 99% i sigurt se diktatori Kim Jong-un ka ndërruar jetë gjatë operacionit në zemër. Ji Seong-ho, tha se lajmin për vdékjen e tij me shumë mundësi mediat do ta japin këtë fundjavë.

“Unë jam informuar se Kim vdîq fundjavën e kaluar. Nuk është 100 përqind e sigurt, por mund të them se jam i sigurtë 99%. Kim Yo Jong, motra e udhëheqësit, me shumë mundësi do të zërë vendin e tij,”-tha Ji. Ji Seong-ho është një ish-zyrtar i Koresë së Veriut, i cili aktualisht jeton në Korenë e Jugut, ku punon për të rritur ndërgjegjësimin lidhur me çfarë po ndodh në atdheun e tij. Gjatë arrâtisjes së tij, ai u plâgos keq nga një tren, por arriti të shpëtojë.

Zhdukja e liderit komunist të Koresë së Veriut Kim Jong Un prej datës 11 prill, është ende mister pavarësisht deklaratave të shumta që janë bërë për të. Deri më tani ekzistojnë dy pretendime kryesore që Kim ka vdékur dhe se Kim është zhdukur qëllimisht. Por dihet se Kim sëfundmi ka bërë një operim në zemër dhe se gjendja e tij shëndetësore mund të jetë kritike.

Ndërkohë disa zyrtarët në Korenë e Jugut dhe në Shtetet e Bashkuara kanë thënë se Kim Jong Un mund të jetë duke qëndruar në një vendpushim bregdetar për të shmangur ekspozimin ndaj koronavirusit

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME