Categories Lajme

Ishin kthyer në makthin e bizneseve, arrestohen 2 hajdutët e shpallet në kërkim i treti, nën hetim edhe një 17-vjeçar

Dy persona kanë rënë në pranga ndërsa një është shpallur në kërkim pasi janë kapur në flagrancë në tentativë për të vjedhur një dyqan. Po ashtu në saj të këtij operacioni të koduar ‘Prita’  është proceduar në gjendje të lirë një tjetër person.

Të arrestuarit janë E. Xh., 16 vjeç, banues në Durrës; J. P., 18 vjeç, banues në Shën Vlash, Durrës, ndërsa i shpalluri në kërkim është A.A., 17 vjeç, të dy banues banues në Durrës. Policia njofton se në gjendje të lirë është proceduar edhe J. T., 17 vjeç.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjerin, në datë 16.10.2019, në orën 22:45 janë kapur në flagrancë  duke vjedhur dyqanin bulmetore që ndodhet në lagjen nr. 12, në rrugën “Mujo Ulqinaku”.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore rezulton se këta persona në bashkëpunim me njëri – tjetrin kanë realizuar edhe disa vjedhje të tjera në qytetin e Durrësit, si më poshtë:

Më datë 29.09.2019, në lagjen nr.18, dyshohet se kanë vjedhur 15 000 lekë, në një “Bar Kafe”.

Më datë 09.10.2019, në lagjen nr. 4, Durrës, dyshohet se kanë tentuar të vjedhin një kioskë.

Më datë 10.10.2019, në lagjen nr. 18, Durrës, dyshohet se kanë vjedhur me thyerje një lokal, ku kanë marë shumën 80 000 lekë, një telefon Samsung dhe 3 unaza.

Më datë 13.10.2019, në lagjen nr.18/1, Durrës, dyshohet se kanë kryer vjedhjen me thyerje të një kioske, ku kanë marë paketa cigareje të llojeve të ndryshme, me vlerë 20 000 lekë.

Më date 13.10.2019, në fshatin Romanat, Durrës, dyshohet se kanë vjedhur në një dyqan artikuj ushqimorë, me vlerën 10 000 lekë.

Më datë 15.10.2019, në lagjen nr. 17, Durrës, dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin me artikuj ushqimorë, ku kanë marrë 8 steka cigareje dhe 3 400 lekë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 000 lekë të reja dhe një kapuç i zi. Ndërkohë personat në fjalë akuzohen për veprën penale “Vjedhja”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME