Categories Lajme

Ishin larguar prej gjashtë ditësh nga shtëpia, gjenden në Tiranë dy adoleshentët nga Elbasani

Dy fëmijë të moshës 13 dhe 15 vjeç, djalë dhe vajzë, nxënës në klasën e 9 në shkollën “Jorgji Dilo” janë gjetur gjashtë ditë pasi ishin larguar nga shtëpitë e tyre sepse familjet nuk u pranonin dashurinë. Dy adoleshentët janë lokalizuar në Tiranë, ku edhe dyshohej se u fshiheshin familjeve.

Të miturit mësohet se kanë pasur një lidhje dashurie mes tyre, por kundërshtia e familjarëve i ka bërë ata të vendosin të largohen nga banesa e fillimisht janë nisur në drejtim të Funarit, vend turistik. Më pas kanë udhëtuar të shtunën në fshatin Kor, ku janë prezantuar si turistë dhe kanë kaluar natën në një nga banesat e fshatit. Me të gdhirë e nesërmja, ata kanë kërkuar punë në fshat dhe pasi nuk kanë gjetur kanë zbarkuar në ‘Qytet Studenti’ për të njëjtën arsye.

Kamerat e sigurisë i kanë filmuar sot në zonën e “Shkollës së Bashkuar” në Tiranë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME