Categories Lajme

Ishin të skaduara, AKU bllokon 20 kg produkte ushqimore në Tiranë, gjobë subjektit që i tregtonte

Autoriteti Kombëtar i Ushqimor ka bllokuar disa produkte ushqimore, të cilave u kishte kaluar afati i përdorimit.

“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit duke iu referuar një denoncimi, ka reaguar menjëherë nëpërmjet strukturave të Drejtorisë Rajonale Tiranë, duke kryer inspektim në subjektin “N”, me aktivitet “Tregtim të produkteve ushqimore”.

Nga kontrolli i ushtruar në ambientet e këtij subjekti ka rezultuar se aktiviteti ushtrohej në kushte të përshtatshme higjieno-sanitare dhe produktet ushqimore ruheshin sipas natyrës së tyre në kushte frigoriferike dhe rafte.

Nga verifikimi i produkteve ushqimore u konstatuan 20 kg produkte ushqimore me afat të kaluar përdorimi të llojit, sallamra, biskota, cornflakes, ëmbëlsira, brumëra, fruta të ngrira, gjalpë, kos dhe 8 litra produkte qumësht, vaj ulliri dhe majonezë të markave të ndryshme.

Gjithashtu subjekti nuk dispononte një sistem efikas gjurmueshmërie të produkteve ushqimore dhe nuk implementon planin e vetëkontrollit HACCP.

Nga trupa inspektuese u krye bllokimi i menjëhershëm i kësaj sasie në subjekt me detyrim asgjësimin e tyre sipas legjislacionit në fuqi, si dhe u mor masa administrative me gjobë në vlerën e 500’000 lekëve.”, thuhet në njoftimin e AKU-së.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME