Categories Lajme

Ishin vendosur pa leje, hiqen 836 shezlong në plazhin e Porto Romanos

836 shezlong në plazhin e Porto Romanos ishin vendosur pa leje përkatëse nga 4 pronarë biznesesh, e ndërsa tashmë kjo hapësirë u është kthyer pushuesve. Uniformat blu, në kuadër të operacionit “Plazhi i lirë”, kanë bërë të mundur heqjen e shezlongëve, e ndërsa ka nisur hetimin në gjendje të lirë për 4 pronarët e bizneseve. Ndaj tyre rëndon akuza për veprën penale “Pushtim toke”.

Në njoftim zyrtar, policia i paralajmëron pronarët e bizneseve që të respektojnë ligjin, pasi në të kundërtën do të përballen me sanksione, e ndërsa fton qytetarët që të raportojnë për çdo paligjshmëri.

“Policia e Durrësit, kontrolle të shtuara në vijën bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Plazh i lirë”.

Lirohen hapësira në vijën bregdetare, në zonën e Porto Romanos.

Procedohen penalisht 4 administratorë subjektesh që kishin zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra, të vendosura pa lejen përkatëse.

Sekuestrohen 836 shezlongë dhe çadra.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në zbatim të planit të masave të hartuara, të prezantuara dhe të monitoruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shtetit, për prani të shtuar të shërbimeve në plazhe, me qëllim përmbushjen e objektivit madhor, mbarëvajtjen e sezonit turistik 2023, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Plazh i lirë”.

Si rezultat i kontrolleve dhe i verifikimeve të kryera në bashkëpunim me Policinë Bashkiake të Durrësit, u bë lirimi i hapësirës publike në vijën bregdetare të Porto Romanos, si dhe heqja dhe sekuestrimi i 836 shezlongëve dhe çadrave që ishin vendosur pa lejen përkatëse.

Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-A. Z., 43 vjeç, pasi kishte vendosur 88 shezlongë dhe 16 çadra, pa lejen përkatëse;

-F. E., 47 vjeç, pasi kishte vendosur 152 shezlongë dhe 66 çadra, pa lejen përkatëse;

-Gj. B., 55 vjeç, pasi kishte vendosur 40 shezlongë dhe 20 çadra, pa lejen përkatëse;

-L. B., 53 vjeç, pasi kishte vendosur 300 shezlongë dhe 150 çadra, pa lejen përkatëse.

Plani operacional “Plazh i lirë”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Pushtim toke”.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë pronarët dhe menaxherët e lokaleve dhe hoteleve, që të mos zënë pa autorizim, hapësirat publike në plazhe, pasi do të përballen me sanksione. Në këtë kuadër ftojmë pushuesit që nëse hasin një shkelje të tillë, ta denoncojnë atë, në Komisariatin Dixhital ose në numrin pa pagesë 112.

Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për të parandaluar dhe për të goditur paligjshmëritë, si dhe për të krijuar një ambient sa më të sigurtë për pushuesit, vizitorët dhe turistët, përgjatë gjithë sezonit turistik”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME