Categories Bota, Kuriozitete

Ishte aq e shëndoshë sa me zor ulej! 25-vjeçarja zbulon sekretin e rënies në peshë

Një vajzë e re e cila dikur përdorte një rrip të dhimbshëm për të zvogëluar belin e saj, tani ka zbuluar se si ka humbur peshë përmes një diete. 23-vjeçarja nga Coventry është turpëruar shumë me pamjen e saj, sa kishte vendosur që të blinte një rrip pikërisht për të fshehur kilogramët e tepërt. Rebecca Bennett-Formstone përdorte një korse gjatë drekave apo darkave jashtë me miqtë, madje edhe në punë.

Kjo u bë mjaft e dhimbshme për të, pasi shpeshherë as nuk ulej dot dhe as nuk hante. Si pasojë, e reja vendosi që të bënte një dietë ketogjenike me pak sheqerna, pasi dëshironte gjithashtu që të ishte perfekte për dasmën e saj.

Pasi hoqi dorë nga rripi i dhimbshëm dhe mori seriozisht dietën, Rebecca tani ndihet shumë mirë me trupin e saj. “Nuk e kisha vënë re peshën time deri në momentin që u fejova. Aty kuptova se nëse nuk humbja peshë, do të vishja një fustan të madh të nusërisë”, ka zbuluar ajo. 23-vjeçare zbulon se kishte dëgjuar për dietën ketogjenike dhe kishte vendosur që ta provonte pasi nuk “kishte asgjë për të humbur, përveç peshës”.

“Brenda javës humba 1.8 kilogramë dhe u shokova nga rezultati. Tani ndihem shumë mirë me trupin tim dhe më në fund mund të vesh çfarë të dua, pa patur problem për peshën”, ka shtuar ajo. Rebecca ka nisur dietën në vitin 2018 dhe pasi humbi kilogramët e tepërt nisi që të ndihmonte edhe të gjitha femrat e tjera që kishin të njëjtin problem si ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME