Categories Lajme

Ishte dënuar për prostitucion, arrestohet 46 vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasanit ka vendosur në pranga një 46 vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për veprat penale të shfrytëzimit të prostitucionit. Kristjan (Aurel) Spahi ishte dënuar në mungesë me 9 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur dhe 7 vjet e 8 muaj burg.

Njoftimi i policisë: DVP Elbasan, Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim.

Kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, është bërë e mundur kapja e dy personave të shpallur në kërkim. 

Nga shërbimet e Forcës Operacionale në DVP Elbasan, falë shkëmbimit të informacionit me strukturat e DVP Korçë, është kapur shtetasi Kristjan (Aurel) Spahi, 46 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Korçë, më datë 03.07.2009, e ka dënuar me 9 vjet burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur dhe 7 vjet e 8 muaj burgim. 

Ky shtetas i ka kaluar strukturave të DVP Korçë, për veprime të mëtejshme.  Nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, falë shkëmbimit të informacionit me strukturat e DVP Gjirokastër, është bërë e mundur kapja e shtetasit A. S., 30 vjeç, banues në lagjen “Beqir Dardha”, Elbasan.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga DVP Gjirokastër, më datë 07.04.2022, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se ka vjedhur disa orendi shtëpiake në një banesë ku jetonte me qira, si dhe nuk i ka bërë pagesën e qirasë pronarit të banesës, shtetasit M. L.  Ky shtetas i ka kaluar Komisariatit të Policisë Tepelenë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Çermë-Divjakë, 71-vjeçarja humb jetën në vend .! Arrestohet 24-vjeçari

Një tjetër aksident me vdekje këtë mëngjes të hëne në rrugët e Lushnjes. Një 71-vjeçare ka humbur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbetën të bllokuar në det, Policia Kufitare shpëton 3 persona në Velipojë

Në zonën e Velipojë, tre shtetas kanë mbetur të bllokuar në det pasi mjeti i tyre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME