Categories Lajme

Ishte duke mbledhur hekurishte, 16 vjeçarin e zë korrenti në Elbasan, rëndë në spital

Një 16 vjeçar nga fshati Katund i Ri në Njësinë Administrative Bradashesh i Elbasanit pasditen e të dielës ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe ka përfunduar në gjendje kritike për jetën në spitalin e djegieve në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e Ish Kombinatit Metalurgjik, ku 16-vjeçari E.Hoxha kishte shkuar për të mbledhur skrap së bashku me një bashkëmoshatar. Ndërsa ka qenë duke mbledhur hekurishte, ai ka rënë në kontakt me një përcjellës të rrymës elektrike dhe ka pësuar djegie të shkallës së rëndë. Adoleshenti është transportuar me urgjencë në Tiranë, por gjendja e tij fatkeqësisht deri në mesnatë ka qenë thuajse e pashpresë. Ndërkaq, ka nisur hetimi për zbardhjen e ngjarjes së rëndë ku 16-vjeçari ra në kontakt me rrymën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME