Një 62-vjeçare nga Belshi, e infektuar me COVID-19 ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme. Viktima është Xh.B. 62-vjeçarja u transportua me ambulancë nga Belshi për në spitalin e Elbasanit pas problemeve shëndetësore. Mjekët dyshuan për COVID dhe i bënë tamponin, ku rezultoi se ishte e infektuar. Menjëherë e nisën për në Tiranë, por rrugës për te Infektivi në kryeqytet ndërroi jetë.
Categories
Lajme