Categories Lajme

Ishte me pushime në Sarandë, 23-vjeçarja hidhet nga lartësia/ Dërgohet me urgjencë drejt Tiranës

Një vajzë e re 23 vjeçe është vetëhedhur nga kati i dytë i pallatit ku banonte në qytetin e Sarandës, duke pësuar dëmtime të shumta.

Nga informacionet e para bëhet me dije se ajo është shtetasja Eralda Mehmeti, nga Tirana e cila mësohet se ndodhej me pushime në Sarandë.

Sipas policise dyshohet se ajo është vetëhedhur nga lartësia, ndërkohë që hetuesit po vijojnë të marrin dëshmi dhe të punojnë për të zbardhur më shumë detaje mbi rrethanat e ngjarjes.

Për shkak të dëmtimeve dhe frakturave të pësuara, e reja është dërguar me ambulancë në Tiranë.

Njoftimi i Policisë

Gjatë natës, në spitalin e Sarandës është dërguar për ndihmë mjekësore shtetasja E. M., 23 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i pallatit ku jeton. Aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME