Categories Lajme

Ishte në ‘arrest shtëpie’ në Itali, arratiset pa lënë gjurmë Moisi Habilaj

Moisi Habilaj shpallet në kërkim nga policia italiane, pasi dyshohet se është ar ratisur. Ai nuk është gjetur në banesën e tij, në adresën që kishte dhënë në Raguza të Italisë, sipas ‘Shqiptarja.com’.

Gjykata e Apelit e Katanias e dënoi përfundimisht me 15 vite e 5 muaj burg Moisi Habilajn. Ky vendim erdhi, pasi në maj, gjykata ndryshoi masën e sigurisë, duke e nxjerrë nga qelia, në “ar rest shtëpie” Habilajn. Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit të Katanias, tashmë kanë vendosur të mos ndryshojnë vendimin e parë dhe të mos bëjnë asnjë ulje për të, por ta dënojnë me 15 vjet, 5 muaj dhe 10 ditë siç është vendosur më 19 qershor 2019. Moisi Habilaj u d ënua nga shkalla e parë me 15 vite e 5 muaj e 10 ditë b urg me akuzën e trafikut të d rogës nga Shqipëria në Itali.

Së bashku me Habilajn u d ënuan edhe Meridian Sulaj, Nezar Seiti, Antonino Riela, Vincenzo Spanpinato, Angjelo Buzaka, Gianluca Pasavanti dhe Giusepe Greco. Dy shqiptarët e tjerë Maridian Sulaj dhe Nezar Seiti, kanë përfituar ulje dënimi. Sulaj u dënua me tetë vjet ndërsa Seiti, që besohet të ishte arkëtari i organizatës dhe u ekstradua në Itali pasi u ar restua në Shqipëri, gjashtë vjet e tetë muaj. Në shkallën e parë Sulaj u dënua 8.4 vite b urg dhe Seiti 7.4 vite b urg.

Moisi Habilaj për disa muaj, ka qenë në ‘arrest shtëpie’ në banesën e një kushëriri në territorin e San Michele di Ganzaria. Gjyqtarët, gjatë seancës së parë të procesit të apelimit, në fakt kishin pranuar kërkesën e avokatëve të tij. Habilaj është është kushëri i largët i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, për të cilin u zhvillua një proces në Shqipëri.

Gjykata e K rimeve të Rënda e shpalli fajtor ish-ministrin socialist vetëm për a kuzën e “shpërdorimit të detyrës” dhe e dënoi me 3 vite shërbim prove, por avokatët e tij e apeluan dhe tashmë çështja po shqyrtohet nga Gjykata e Posaçme të Apelit. Mbi grupin Habilaj rëndojnë a kuzat për v eprat p enale ‘t rafikim i n arkotikëve’ në tentativë kryer në formën e posaçme të grupit të strukturuar k riminal’, ‘Grup i strukturuar k riminal’, Kryerja e veprave p enale nga organizata k riminale’.

Për këtë dosje u a kuzuan si të përfshirë Moisi Habilaj, Florjan Habilaj, Armando Koçerri, Fatmir Minaj, Nezar Seiti, Sabaudin Çela, Tigrens Mezuraj, Maridjan Sulaj dhe Armando Sulaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Grabitje me armë në një argjendari në Kamëz

Një argjendari në zonën e Kamzës është bërë objekt i një grabitjeje me armë këtë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shira dhe erë e fortë në Elbasan, izolohen 9 fshatra pas shembjes së urës

Reshjet e shiut kanë përfshirë rreth mesditës qarkun e Elbasanit, kryesisht me intensitet të ulët,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnje-Berat/ Makina përfundon në kanal, asnjë person në vendngjarje

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lushnjë-Berat, pranë fshatit Kashtbardhë. Një makinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT/ Kush janë drejtuesit e Policisë së Sarandës që u arrestuan nga operacioni “AMP”

Shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë, Gëzim Bashllari, është arrestuar këtë të premte në kuadër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga Bangkoku drejt Italisë me valixhen e mbushur me drogë, shqiptari arrestohet në “Malpensa”

Shqiptari zbarkoi në aeroportin e “Malpensës” në Milano, ndërsa zbriti nga avioni i linjës së…

LEXO ME SHUME